Kaloni te përmbajtja kryesore

Besart Halimi publikon këngën e re, dedikim për nënën

Këngëtari shqiptar, Besart Halimi ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Nëna ime”.

Teksti i këngës është shkruar nga Kreshnik Avdiu, orkestrimi nga Ardian Kastrati, është prodhuar nga MProduction dhe producent ekzekutiv është Mirton Xhekaj.

Kujtojmë se projekti i fundit i artistit ka qenë potpuri e publikuar dy muaj më parë në bashkëpunim me Armend Shabanin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button