Kaloni te përmbajtja kryesore

Besa reagon rreth Open Balkan: Trarë me Kosovën, Minishengen me Serbinë

Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima, ka reaguar në lidhje me iniciativën e Mini-Shengenit.
Ajo nuk kurseu fjalët drejt ngjarjes që mbuloi ditën dje.
“Trarë me Kosovën, Minishengen me Serbinë, ose thënë ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motren”, është shprehur Besa në Instagram.
Por, nuk mbeti me kaq, artistja u kërkoi falje shqiptarëve të Kosovës, duke bërë të ditur se do të bojkotoj çdo produkt jo shqiptar.
“Nuk e di për ju, por unë do të bojkotoj çdo produkt jo shqiptar. Do të shkoj në Kosovë sikur 1000 trarë të vënë. Do të shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gostivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi një”, shtoi tutje Besa./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button