Kaloni te përmbajtja kryesore

Bërnabiq flet për mundësinë e konfliktit të armatosur në Kosovë

Kryeminstrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cilësoi situatën në Kosovë “në prag të një konflikti të armatosur”.
Duke folur në Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian, Bërnabiq, tha se kërkesa e saj kur bëhet fjalë për integrimin evropian “është që të gjithë së bashku ta ruajnë paqen”.
Bërnabiq foli në kohën kur në Kosovë është shtuar numri i barrikadave në pjesën veriore të Kosovës nga serbët lokalë me tendencën e përshkallëzimit të situatës, pas një numri shpërthimesh nga grupe që u cilësuan nga Prishtina zyrtare si kriminale.
“Ne jemi vërtet në prag të konfliktit të armatosur, falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Po ju lus, para së gjithash organizatat e shoqërisë civile, qëllimi kryesor i të cilave është mbrojtja e të drejtave të njeriut, që të flisni për torturat që përjetojnë serbët në Kosovë”.
Bërnabiq tha se dialogu është i rëndësishëm./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button