Kaloni te përmbajtja kryesore

​Belotti i bashkohet Fiorentinës

Sulmuesi i Italisë, Andrea Belotti të mërkurën u transferua nga AS Roma te Fiorentina.

“Il Gallo”, 30-vjeç, i cili ka 44 paraqitje me Italinë dhe 12 gola, pati një zhgënjim në kryeqytet dhe arriti vetëm tre gola në 43 ndeshje të Romës që nga 2022.

Qendërsulmuesi i fuqishëm, i lindur pranë Bergamo, vjen si huazim me pagesën 750 mijë euro.

Ndërkohë Fiorentina po “gjuan” edhe islandezin 26-vjeçar të Genova, mesfushorin Albert Gudmundsson duke ofruar rreth 20 milionë euro.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button