Behrami për Gërvallën: Qëndrimi i saj tregon distancë institucionale nga UÇK‑ja

(Lajm i përditësuar)
Behrami për Gërvallën: Qëndrimi i saj tregon distancë institucionale nga UÇK‑ja
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në ”Clcik” të RTV21 tha se Ministrja e Jashtme, në detyrë Donika Gërvalla i ka trajtuar ish-krerët e UÇK-së me ftohtësi institucionale duke mos i mbështetur dhe duke praktikuar indiferencë efektive ndaj nevojave të tyre.
”Ministria e Jashtme, Donika Gërvalla ka shkuar me larg, sepse ka qenë një kontratë e MPJ-së ku familjet e ish krereve kanë pas mundësi me dërgu gjësende familjarëve te tyre, veshmbathje e libra, Donika Gervalla i ka derguar gazetarëve listën prej brushes së dhembeve e deri e gjërat me banele . Kjo tregon urrejten që kta njerëz e kanë dhe që e ushqejnë kundër UÇK-së, është urrjetje që ata i mban gjallë politikisht”, tha Beharmi.
Behrami kritikon Kurtin: Secili shtet i ka ndihmuar njerëzit e vet që janë ballafaqur me drejtsin në Hagë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në ”Clcik” të RTV21 kritikoi qëndrimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti përballë Gjykatës Speciale, duke e përshkruar si idealizim të tepruar.
Sipas tij, Kurti me Osmanin paradite ” thonin se nuk do ndërhynin në drejtë kurse pasdite flisnin kundër saj”.
“Secili shtet i ka ndihmuar njerëzit e vet që kanë përballuar drejtësinë në Hagë. Shteti i Kosovës, fatkeqësisht, që nga fillimi ka qenë vetëm me dozë idealizimi, ‘demek ne nuk ndërhyjmë në drejtësi.’ Paradite kemi pasur Kurtin e Osmanin që thonin se nuk do ndërhynin, kurse pasdite flisnin kundër saj. Asokohe po përhapnin stereotipe si: ‘vet e keni votuar, tani ja shijoni pasojat.’ Kjo është e rrezikshme — tregon se ata kanë zero ndikim të vërtetë për vendin. Gjykatën Speciale e shohin vetëm si mekanizëm për të dënuar figura politike të fuqishme, që dikur mundeshin me qenë kur të duan.”
Behrami: Kurti po rishkruan historinë, dëshiron të bëhet Adem Jashari, Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në “Click” të RTV21 kritikoi qëndrimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke e akuzuar atë për tentativë të rishkrimit të historisë kombëtare.
Sipas Behramit, Kurti promovon vetveten si figurë heroike “si Adem Jashari me aksione në veri, si Hashim Thaçi me shpalljen e pavarësisë, dhe si Ibrahim Rugova ose Adem Demaçi në politikën e jashtme”, duke shkelur realitetin dhe reduktuar ndikimin e institucioneve të deri tanishme mbi vendin.
Artan Behrami: Nevenka Tromp i dha kredibilitet protestës së qytetarëve
Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, vlerësoi rolin e rëndësishëm që pati në protestë ish-hulumtuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp.
Në ”Click” të RTV21, ai shprehu idenë se pjesëmarrja e saj nuk ishte vetëmpër publik, por ishte një mesazh drejt ndërkombëtarëve.
”Jo shumë për fol për publikun por për të fol për ndorkombëtarët, për ti dhënë fuqi dhe kerdibilitet. Kur vjen një eksperte nga jashtë, kur vjen nga qendra se ajo jeton në Hagë, ajo i ka dhënë një kredibilitet të madh protestës, zërit të qytetarëve dhe organizatorëve”, tha Beharmi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?