Kaloni te përmbajtja kryesore

BE publikon agjendën e takimeve në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel të enjten, 14 shtator, në ndërmjetësim të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç ka njoftuar BE-ja të martën, takimi trepalësh do të mbahet pas takimeve që Borrelli e Lajçaku do të kenë ndaras me liderët e të dyja shteteve.

Në komunikatë bëhet e ditur se takimet do të nisin në orën 9 të mëngjesit, e pas takimeve bilaterale, do të jetë takimi trepalësh.

“Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftim.

Pas takimeve do të ketë deklaratë për media nga Borrelli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button