BE-ja i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës

Bashkimi Evropian është i shqetësuar lidhur me raportimet se disa nga të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë parë gjatë protestës së mbajtur të shtunën e kaluar në Beograd.
Zyrtarët e Brukselit shprehin gjithashtu shqetësim për mungesën e progresit në llogaridhënien për sulmin e shtatorit 2023, duke theksuar se autoritetet e Beogradit po vonojnë në ndjekjen penale të përgjegjësve.
“Ne presim që Serbia, në përputhje me angazhimet e marra ndaj Bashkimit Evropian, të ndërmarrë urgjentisht të gjitha hapat e nevojshëm për të ndjekur penalisht dhe për të sjellë para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë që gjenden në Serbi. Po ashtu, të sigurojë bashkëpunim të plotë në hetimin e këtyre sulmeve”, thuhet në një deklaratë nga Zyra për Shtyp e BE-së.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?