Kaloni te përmbajtja kryesore

“BE-ja duhet t’i përmbush tri kërkesat për vazhdimin e dialogut”

Kosova vendos kushte ndaj BE-së për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Përfaqësuesit e pushtetit kërkojnë që së pari BE-ja të bëjë përgjegjëse Serbinë për sulmet në veri duke i vendos sanksione, dhe e treta që BE-ja t’i heq sanksionet ndaj Kosovës. BE-ja nuk sheh rrugë tjetër për Kosovës dhe Serbisë për përafrim me BE-në përveç përmes bisedimeve në Bruksel.

Ndonëse Bashkimi Evropian po kërkon vazhdimin e dialogut në Bruksel, për përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, pas sulmeve terroriste në veri dialogu më nuk është prioritet. Qeveria kërkon nga faktori ndërkombëtar që të garantojë  siguri për Kosovën dhe të sanksionojë Serbinë.

“Tani kemi një situatë krejt të re me prioritete tjetra urgjente e që kanë të bëjnë me adresimin e pasojave të sulmit terrorist të sponsorizuar nga Serbia. Ajo çka është e domosdoshme të ndodhë aktualisht është garantohet siguri për Kosovën dhe vendosen sanksione për Serbinë’’, tha Kryeziu.

Presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Konjufca, nuk e shohin të arsyeshme vazhdimin e dialogut në këto rrethana kur Kosova ende rrezikohet për sulme terroriste nga Serbia. Por, kanë ritheksuar se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën integruese drejt BE-së.
Në anën tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përsëritur se nuk sheh rrugë tjetër për përafrim në BE, përveç përmes dialogut të Brukselit.

“Rruga drejt BE-së për Kosovën e Serbinë shkon pashmangshëm nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, s’ka rrugë tjetër’’, tha Stano.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, tha se janë  tri kërkesa që BE-ja duhet t’i përmbush përpara se të vazhdoj dialogu në Bruksel.

“E para të dihet përgjegjësia në shtetin serb, e dyta të vendosen sanksione ndaj Serbisë dhe e treta të hiqen sanksionet ndaj Kosovës. Pa këto tri elemente nuk duhet të vazhdoj dialogu”, deklaroi Bajqinovci.

Në opozitë kërkojnë bashkëveprimin e Qeverisë me SHBA-të dhe BE-në për veprimet në proces të dialogut. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se veprimet e njëanshme të kryeministrit Kurti i kanë sjellë vetëm sanksione Kosovës. Deputetja Kadrijaj nuk u beson më deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit se dialogu nuk është prioritet.

‘’Edhe kur kanë në Qeveri dialogu ka qenë ndër prioritetet e 10-ta dhe krejtë rusisht ka dalë prioritet i parë. Fokus i kësaj Qeverie ka qenë ulja në tavolinën e bisedimeve. Nuk befasona se pas një jave do të shkoj në takim”, deklaroi Kadrijaj.

Takimi i fundit i nivelit të lartë Kurti-vuçiq kishte përfunduar pa ndonjë përparim. Kurti nuk kishte pranuar një marrëveshje,  ku i jepet prioritet themelimit të këtij mekanizmi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button