Kaloni te përmbajtja kryesore

Bastisje në veri lidhur me rastin e Banjskës

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme në veri të Kosovës, e që lidhen me rastin e Banjskës. Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Bastisja lidhet me sulmin nga një grup i armatosur serb më 24 shtator ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button