Kaloni te përmbajtja kryesore

Basha thotë se aksidenti me fatalitet në autostradë nuk është shkaktuar nga gjendja e rrugës

Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka reaguar pas aksidentit fatal të 14 qershorit në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua.

Ai ka thënë se raporti zyrtar i Policisë së Kosovës konfirmon se aksidenti nuk është shkaktuar nga gjendja e rrugës, por nga humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi.

Sipas tij, në raport theksohet se “n; bazë të hetimeve profesionale, drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin mbi veturën, duke goditur fillimisht sinjalizimin rrugor dhe më pas elementet mbrojtëse anësore”.

Basha ka shtuar se, ndryshe nga pretendimet e disa politikanëve dhe mediave, të dhënat zyrtare tregojnë se rruga ka qenë e lirë dhe e kalueshme.

“Për dallim nga raportimet e pavërteta dhe akuzat e nxituara të disa politikanëve e mediave, Raporti konstaton se të dy shiritat e qarkullimit kanë qenë të lirë për lëvizje dhe se gjendja e rrugës nuk ka ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Këto janë gjetje zyrtare të organeve kompetente”.

Ai ka theksuar se hetimet profesionale kanë rrëzuar pretendimet për përgjegjësi të infrastrukturës dhe ka kërkuar që tragjeditë të mos përdoren për qëllime politike apo mediatike.

Basha ka shprehur edhe ngushëllime për familjen e viktimës, duke theksuar se rasti mbetet një dhimbje e madhe njerëzore, pavarësisht konstatimeve zyrtare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button