Kaloni te përmbajtja kryesore

Basha pas dështimit të 28-të të Kuvendit: Ne e kemi kandidu Kurtin për kryeministër të shtetit jo për kryeparlamentar

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha pas dështimit të 28-të të kuvendit, ka thënë se votimi nuk është duke u bërë për Albulena Haxhiun.

Sipas tij refuzimi i deputetëve të opozitës për LVV është apsurde.

“Na vjen shumë keq që kjo po vazhdon, është e 20-ta herë që opozita refuzon me marrë pjesë në votimin e themelimit të komisionit që pastaj e mundëson votimin e fshehtë, ku deputetët prapë munden me vazhdu me votim për kundër apo apstenim. Së paku këtu nuk jemi duke votu për Albulenen por jemi duke votu për një komision zgjedhor. Deputetë e opozitës po refuzojnë, për neve është apsurde”, tha Basha.

Deputeti i LVV-së vlerëson se opozita dëshiron të matet me Albin Kurti, sipas tij ata duhet të maten me numra të votimit të qeverisë dhe në kuvend.

“Për më tepër refuzimi ndaj Haxhiut është gjithashtu apsurd, është një grua e cila i ka shërbyer Republikës së Kosovës për 14 vite edhe nuk e kanë asnjë vërejtje të vetme ndaj personit në fjalë e që për mua më lë të me kuptu që këta nuk e kanë as me Albulenen por e kanë me Albin Kurtin. E për besë për neve, nëse ata dojnë me u matë me Albin Kurtin ata duhet me shku mu matë në numra të votimit të qeverisë dhe në kuvend, sepse ne e kemi kandidu kryeministrin Kurti për kryeministër të shtetit jo për kryeparlamentar”, theksoi Basha. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button