Kaloni te përmbajtja kryesore

“Ballisti” ia dërgon fanellën e Jasir Asanit familjes së heroit Afrim Bunjakut

Ismajl Morina i njohur si “Ballisti” sot e ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator pas një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb, në Banjskë të Zveçanit.

“Ballisti” si dhuratë ua ka dërguar atyre fanellen e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë Jasir Asanit.

“Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!”, tha Morina.

Jasir Asani, është një nga futbollistët kryesor të “Kuqezinjve”.

Asani realizoi dy supergola në ndeshjen kundër Polonisë dhe Çekisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button