Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami: Po vjedhet rryma 24/7 me bekimin e Rizvanollit dhe Kurtit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnina me e madhe që ky vend ka përjetu ndonjëherë .

” po vjedhet 24h në ditë, 7 ditë në javë secili qytetar i vendit.Lexone shkrimin e gazetarit Agon Sinanaj, janë të dhënë të Zyrës Kombëtare të Auditimit.”Nga viti 2023, konsumatorët e rrymës në Kosovë e paguajnë tarifën e Fondit të BRE-ve katërfish më shtrenjtë, apo 3.14 euro për megavatë orë, prej 73 cent sa ka qenë në vitin 2022. Kjo rritje erdhi si rezultat i dështimit të KOSTT-it dhe ZRrE-së në menaxhimin e këtij Fondi dhe favoreve ndaj prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme në “kurriz” të konsumatorëve”, Agon Sinanaj.”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj e gjithë kjo po ndodh me dijeni të kryeministrit në detyrë ALbin Kurti.

“Ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e Artane Rizvanollit/Albin Kurtit.Militanta a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?”, ka shkruar ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button