Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami: Nëntoka e VV-së po na sulmon mua dhe Hotin për RTK-në

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ajo dhe Avdullah Hoti po akuzohen nga ‘Nëntoka e Vetëvendosjes’ se kanë shkelur ligjin, kur kanë ndarë mjete buxhetore për punëtorët e RTK-së në vitin 2021.

“Nëntoka e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për gati 5 vjet në pushtet, me kontroll absolut në pothuaj të gjitha institucionet, nuk ka gjetur asnjë shkelje, as për Avdullah Hotin, as për mua, sot po i bën thirrje Prokurorisë Speciale të merret me ne se kinse paskemi bërë shkelje në vitin 2021 kur nuk i kemi lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga”, ka shkruar Bajrami pas reagimit të

Por ajo thotë se nuk kishte shkelje ligjore dhe se zgjidhja ishte ‘pragmatike brenda ligjit”.

“Jo, nuk ka qenë shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021, ka qenë zgjidhje pragmatike brenda ligjit, sepse ne nuk kemi pasë fytyrë si ju me marrë paga për vete dhe me i dënu 700 punëtorë të Radio Televizionit Publik”, shkruan Bajrami.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button