Bajrami: Kurti është kryepërgjegjësi

Pas aksionit të sotëm ku mbeten të arrestuar dy zyrtarë të MTI-së dhe Ridvan Muharremi nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetëtore, konkretisht vaj dhe grur ka reguar edhe deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja Hykmete Bajrami.
Bajrami ka shkruar se përgjegjësi kryesor është kryeministri Albin Kurti dhe ka bërë thirrje që Prokuroria dhe Policia t’i shkojë deri në fund aksionit të sotëm.
Ajo ka shkruar se secili që ka përjegjësi duhet të jap llogari në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve dhe që “hajnat të shkojnë në burg”.
Bajrami thotë se përgjegjësia kryesore duhet t’i kërkohet kryeministrit Albin Kurti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?