Bajrami: Kryeministër, ka ardhë koha të marrësh përgjegjësi për dështimet!

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami në një reagim të bërë në Facebook, ka renditur disa “dështime të njëpasnjëshme” të kryeministrti, Albin Kurtit dhe më pas ia shtroi disa pyetje atij.
Bajrami i tha Kurtit se “ka ardhë koha të marrësh përgjegjësi për dështimet”.
“Derisa ai po lavdërohet me rezultate të paqena sot ai duhet të përgjigjet para qytetarëve në pesë pyetje: “A është cenu integriteti i Kosovës sot? Çka ndodhi me të qenit sovran? Kur do t’i hiqen sanksionet Kosovës? A ka Kosova kushte për të përfituar nga “Plani i Rritjes” i Komisionit Evropian? A po e kupton pse Republikës sonë i duhen aleatët?”, ka shkruar Bajrami.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?