Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami: I vetmi rezultat i LVV-së janë sondazhet e porositura

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vazhduar me kritika ndaj pushtetit, duke thënë se për katër vjet në qeverisje kanë shpenzuar 12 miliardë euro pa asnjë rezultat.

“Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, ZERO rezultate

Sondazhet e porositura edhe mund të ju nxjerrin ”fitues” siç ju nxjerrnin një natë para zgjedhjeve lokale, por qytetarët e vendit e kanë jetuar të vërtetën, atë nuk e ndryshon asnjë sondazh. “, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ai po ashtu ka përmendur premtimet që ka dhënë Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara duke thënë se ka ndodhur e kundërta e atyre premtimeve.

“Sot pyetjet e qytetarëve dhe jo vetëm të atyre që ju mbështetën me 14 shkurt të vitit 2021, por edhe të të gjithë të tjerëve që paguajnë tatime e taksa në buxhetin e Republikës së Kosovës janë se çka ndodhi me premtimet dhe zotimet e juaja mbi bazën e të cilave ju fituat votat në zgjedhjet e kaluara?

Çka ka ndodhë me premtimin që me LVV-në në pushtet do të lirohet buka, vaj, qumështi, sheqeri e krejt shporta bazë e konsumit, çka ndodhi me: Uljen e çmimit të energjisë elektrike, 160 çerdhe , 4000 banesa për të rinjtë, 5 shtëpi për të moshuarit, Sigurimet shëndetësore, Arsim më të mirë, Punësim dhe kthim të trurit, Integrime euroatlantike, Luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, Infrastrukturë moderne, Etj.etj… Ku jemi sot pas katër viteve?

Gjatë katër viteve mandat qeverisës të LVV-së ka ndodhë e kundërta e asaj çka është premtu, fiks e kundërta: çerdhet nuk janë ndërtu, as shtepitë për të moshuarit, as 4000 mijë banesat për qiftet e reja, çmimi i rrymës është dyfishu, janë dyfishu çmimet e artikujve ushqimor, deri me sot nuk është përfundu asnjë projekt i madh infrastrukuror, as ato që në fillim të mandatit të tyre kanë qënë në gjysmë, ka ikje masive të fuqisë puntore, është shkelë Kushtetuta mbi dhjetë herë, ndërsa arsimi po rrënohet, nuk ka integrime euroatlantike, kem i hyrë në vitin e dytë nën sanksione të Bashkësisë Evropiane, asnjë njohje, asnjë antarësim, ka korrupcion dhe nepotizëm në secilin institucion.”, ka shkruar ajo.

Bajrami po ashtu ka thënë se porositja e sondazhe është i vetmi rezultat që mund të ketë Vetëvendosje.

“Këto janë fakte, kjo është gjendja socio-ekonomike dhe politike në vendin tonë, nën qeverisjen Kurti II, andaj edhe porositja e sondazheve është i vetmi ”rezultat” që qeveria mund ta ketë.

Qytetarët nuk harrojnë 4 vitet e humbura, nuk i gënjeni dot me sondazhe. Edhe njëherë po e përseris se sondazhet e porositura edhe mund të ju nxjerrin ”fitues”, por qytetarët e vendit e kanë jetuar të vërtetën, atë nuk e ndryshon asnjë sondazh. “,ka përfunduar Bajrami./21Media

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button