Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami: I panevojshëm kundërshtimi i faktorit ndërkombëtar për hapjen e urës së Ibrit

Pas reagimeve të faktorit ndërkombëtar SHBA-së dhe BE-së kundër hapjes së urës mbi lumin Ibër, deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Alban Bajrami për RTV21 tha se hapja e urës çështje e brendshme e Kosovës, siç tha, është i panevojshme kundërshtimi i faktorit ndërkombëtar për hapjen e urës.

“Ne më shumë e kemi trajtuar si çështje e brendshme dhe është krejt e panevojshme për t’u krijuar i gjithë ky kundërshtim për shkak se nuk kemi të bëjmë me hapjen e një ure e cila e lidh Kosovën me Serbinë, por kemi të bëjmë me hapjen e një ure e cila i mundëson qarkullimin e veturave midis dy qyteteve të Kosovës të cilat tashmë po komunikojnë mes vete dhe ka filluar të ketë një jetesës normale midis qytetarëve të veriut dhe atyre të jugut. Nuk ka kuptim që të lëvizin në këmbë dhe jo me vetura”. tha Bajrami./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button