Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit: Ligji kërkon dorëheqje, jo opozita

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili kishte thënë se opozita po kërkon “braktisje të institucioneve” dhe jo dorëheqje të ministrave.

Bajrami e ka quajtur manipulim deklaratën e Muratit, duke theksuar se ajo që opozita po kërkon është zbatimi i ligjit, konkretisht Neni 26 i Ligjit për Qeverinë, që sipas saj obligon dorëheqjen e ministrave në detyrë.

“Hekuran, mos i manipulo faktet!”, shkroi Bajrami. “Paske thënë se ‘opozita po kërkon që ju me braktisë Qeverinë’. E para: jo opozita, sepse për me qenë tjerët opozitë, ti Hekurani dhe Albini duhet me pasë shumicën – e dje u pa që ende s’keni shumicë.”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button