Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami: Faktet Salih Zyba, ku janë faktet? Ju një nga një do të përfundoni në burg

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili tha se “Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju.”

Bajrami ka kërkuar nga Zyba t’i publikojë faktet, se kush po përfiton e prej kujt.

“Faktet Salih Zyba, ku janë faktet? Kush prej kujt po përfiton? Publikoj emrat, publikoj siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt. Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjështra e trillime duke u çjerrë ”po pëfitoni milionaaa” Kush po përfiton, prej kujt po përfiton?”, ka shkruar Bajrami në reagim.

Ajo tutje ka thënë se korrupsioni i pushtetit nuk mbulohet me shpifjet ndaj tyre.

“Dëgjo mirë çka po them, nëse i kemi veç tre prokurorë që ja donë të mirën këtij vendi, ju një nga një do të përfundoni në burg”, ka thënë Bajrami.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button