Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami: Deputetët e VV-së e dinë që kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas postimit të Hekuran Muratit. Ajo thënë se deputetët e VV-së e dinë që po kryejnë vepra penale, dhe se të njëjtit, për këtë arsye kanë nisur fushatë të viktimizimit dhe propagandës ndaj gjyqësorit.

Deputetja e LDK-së, ka bërë thirrje ndaj organeve të drejtësisë që të veprojnë dhe të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën.

Bajrami ka deklaruar edhe se, deputetët e VV-së po e bllokojnë kuvendin, po e rëndojnë jetën e qytetarëve dhe se të njëjtit po sfidojnë rendin ligjor e kushtetues të Kosovës.

”E thjeshtë, nëse nuk je deputet nuk mund votosh në Parlament. Ligji dhe Kushtetuta e kanë kufizuar ndërsa Gjykata Supreme e ka sqaruar përfundimisht se deputeti nuk mund të jetë në dy funksione”, ka shkruar ndër tjera Bajrami.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button