Bajraktari: Dehari duhet ta respektojë rendin e ditës të seancës të paracaktuar më 8 prill

Avokati, Ardian Bajraktari, ka thënë se udhëheqësi i seancës konstituive, Avni Dehari, duhet që ta respektojë në përpikëmëri rendin e ditës të seancës konstituive i cili ishte caktuar më 8 prill nga ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe përfaqësuesit e subjeteve parlamentare në të cilin nuk parashihet krijimi i një komisioni për votim të fshehtë. Në një intervistë për rtv21 Bajraktari tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive ka mangësi dhe siç thotë Kushtetuesja duhet të jap sqarime të tjera.
“Rendi i ditës është i paracaktuar strikt me datën 8 prill kur është mbajtë mbledhja e përbashkët e ish-kryetarit të Kuvendit me përfaqësues të grupeve parlamentare dhe aty është vendosur rendi i ditës, skenar të cilin kryesuesi i seancës, Avni Dehari, do të duhej me ndjek me përpikëmëri. Gjykata Kushtetuese në bindjen time nuk e ka analizuar dhe qartësuar mjaftueshëm kërkesën për seancën konstituive për faktin se ka një shpërputhje në mes të arsyetimit, përkatësisht pjeses narrative në raport me dispozitivin e aktgjykimit”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?