Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajoku, boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari”

Kanë përfunduar edhe meçet finale të turneut të boksit “Adem Jashari”.

Për dy ditë me radhë ky turne, i 25 ti me radhë u zhvillua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Sllovaki.

Boksieri më i mirë u shpall Shpëtim Bajoku, ndërsa çifti më luftarak ishte dyshja Taulant Jakupi dhe Ukë Smajli. Boksieri më perspektiv u shpall Useid Nika nga Shqipëria. Boksieri më i mirë i huaj Alim Nasufi nga Maqedonia e Veriut, kurse tekniku më i mirë u shpall Erik Katona nga Sllovakia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button