Babai me dy djemtë rrihen mes vete në Fushë Kosovë
Një burrë bashkë me dy djemtë e tij të dielën janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.
Policia bën me dije se të lënduarve i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?