Kaloni te përmbajtja kryesore

Avokati i policit: Zyrtarët e kanë kryer detyrën e tyre, duhet të flasë mjekësia

(Lajm i përditësuar)


Avokati i policit: Zyrtarët e kanë kryer detyrën e tyre, duhet të flasë mjekësia

Avokati i njërit nga policëve të cilët dolën sot para gjykatës për rastin e  vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan, Besnik Berisha pas seancës gjyqësore tha se zyrtarët policorë nuk janë fajtor.

“Mjekësia nuk ka folur dhe nuk dihet shkaku i vdekjes, as nuk dihen substancat në organizmin e tani të ndjerit. Keqardhje pa fund për një jetë të humbur, por që zyrtarët policorë nuk janë as fajtorë, as nuk e meritojnë të jenë në pritje të një dënimi. Vepruan ashtu siç janë të trajnuar sipas udhëzimeve dhe u dolën në ndihmë qytetarëve të Lipjanit.”, u shpreh Berisha.

“Veprimet e tani të ndjerit kanë qenë të dhunshme. I pari që ka telefonuar për ndihmë ka qenë prokuror. Nëse prokuroria nuk i beson prokurorit, atëherë kemi problem me sistemin.

Zyrtarët e kanë kryer detyrën e tyre. Ata s’mund ta zëvendësojnë doktorin. Kemi një situatë ku duhet të flasë mjekësia”., shtoi ai.


Përfundon seanca për rastin e Lipjanit, pritet vendimi i Gjykatës

Ka përfunduar seanca për rastin e vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan , derisa pritet vendimi i Gjykatës lidhur me këtë rast.


AVONET me aksion simbolik për vdekjen e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET organizon aksion simbolik për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Aksioni u mbajtë para Stacionit te Policisë në Lipjan dhe para Gjykatës Themelore./21Media


Avokati i familjes Zejnullahu: Gjyqtarja nuk më lejoj të marrë pjesë në seancë

Para nisjes së seancës ndaj policëve të dyshuar për vdekjen e 27 vjeçarit në Lipjan u deklarua Asdren Hoxha , avokati  i familjes së të ndjerit. Ai tha se gjyqtarja nuk e lejojë të marrë pjesë në seancë.

“Unë kërkova sqarime disa herë, mirëpo qasje ishte e atillë që mos me marrë pjesë”, tha ai për mediat.

“Kjo është për keqardhje”, shtoi ai.

Më tej tha se për këtë u njoftuar vetëm përmes telefonit.

“Kurfarë arsyetimi vetëm përmes telefonatës nga sporteli se pala e dëmtuar nuk do të marrë pjesë.”, deklaroi Hoxha.


Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin 27-vjeçarit në Lipjan

Pesë policët e arrestuar të cilët janë të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan kanë arritur në Gjykatë

Seanca dëgjimore mbahet në degën e Gjykatës në Lipjan.


Vdekja e të riut në Lipjan – policët e dyshuar përballen sot me drejtësinë

Vdekja e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu mbrëmjen e 7 korrikut në Lipjan ka nxitur reagime të ashpra në opinion.

Zejnullahu ndërroi jetë pas ndërhyrjes nga ana e Policisë së Kosovës për ta arrestuar pasi që i njëjti po sulmonte veturat dhe kalimtarët.

Si rrjedhojë e këtij rasti pesë zyrtarë policorë aktualisht ndodhen në ndalim dhe të njëjtit janë suspenduar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Ndërkaq sot në orën 10:30 në Gjykatën Themelore, dega në Lipjan, do të mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve të dyshuar për përfshirje në rastin e vdekjes së një të riu 27-vjeçar në këtë komunë.

Ndryshe, Policia e Kosovës mbrëmë ka dalë me një njoftim tjetër rreth këtij rasti.

Sipas njoftimit zyrtar, më 7 korrik rreth orës 00:12, Policia kishte pranuar gjashtë telefonata nga qytetarë të ndryshëm, që raportuan për një person me sjellje agresive në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Sipas tyre, personi në fjalë paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.

Policia njoftoi se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë.

Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gjësende personale dhe një substancë pluhur që dyshohet të jetë narkotike.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button