Kaloni te përmbajtja kryesore

AUV-i mbyll pesë lokale “Fast Food” në Prizren

Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion të inspektimeve në rajonin e Prizrenit, teksa ka njoftuar se ka mbyllur pesë lokale “Fast Food” dhe ka iniciuar 6 kundërvajtje.

Në inspektim janë përfshirë komuna e Prizrenit dhe Malishevës. Janë realizuar 28 inspektime, 19 në Prizren e nëntë në Malishevë.

“Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë). Aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit. Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së”, ka njoftuar AUV./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button