Kaloni te përmbajtja kryesore

​Aston Villa shokon Arsenalin

Skuadra e Aston Villës ka fituar kundër favoritit Arsenal në udhëtim me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 33-të të Premierë Ligës angleze në futboll.

Dy gola për tri pikë të arta skuadrës mysafire ia siguruan brenda tre minutave Leon Bailey në minutën e 84-të dhe Ollie Watkins në minutën e 87-të. Arsenali pas humbjes së pestë në këtë edicion garash dështoi të tejkalojë Manchester Cityn në vendin e parë me 73 pikë, duke mbetur i dyti me 71 pikë.

Aston Villa arriti fitoren e 19-të në këtë edicion garash dhe forcohet në pozitën e katërt me 63 pikë, tetë më pak se LIverpool në vendin e tretë, i cili pësoi sot si vendas nga Crystal Palace 0:1.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button