Kaloni te përmbajtja kryesore

ASK: Patatet, pemët dhe perimet me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë

Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se indeksi i përgjithshëm i çmimeve të këtyre produkteve është rritur për 6.3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas ASK-së, rritjen më të madhe e kanë shënuar prodhimet bimore, çmimet e të cilave janë rritur për 10 për qind në baza vjetore. Ndërkohë, çmimet e prodhimeve blegtorale janë rritur për 2.9 për qind.

ASK bën të ditur se indeksi bazohet në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në tregje, ferma dhe pika të tjera të shitjes në Kosovë. Në grupin e prodhimeve bimore përfshihen drithërat, bimët foragjere (ato që kultivohen për ushqimin e kafshëve), perimet, patatet dhe pemët, ndërsa në prodhimet blegtorale përfshihen çmimet e gjedheve, deleve, derrave, pulave, si dhe të qumështit, vezëve dhe mjaltit. ASK tha se të gjitha çmimet janë llogaritur në euro, ndërsa njësitë matëse janë kilogrami, litri dhe copa.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button