Kaloni te përmbajtja kryesore

Asfiksohen 10 persona nga tymi i një zjarri në Shtime

10 persona janë asfiksuar në Shtime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në rrethana të panjohura.

Tre prej tyre janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Ferizaj.

Po ashtu janë djegur edhe dy vetura dhe disa mjete pune.

“ZJARRVËNIE- Shtime / 30.08.2025 – 14:20. Si pasojë e zjarrit i cili ka shpërthyer në rrethana të panjohura janë asfiksuar 10 perona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, tre prej të cilëve kanë vazhduar tretmanin në QE-Ferizaj, po ashtu janë djegur edhe dy vetura dhe disa mjete pune-pronë e dy ankuesve kosovarë. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button