Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrin në Prishtinë ambasadori i emëruar i SHBA-së, Jeff Hovenier

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier sot ka arritur në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, përmes një postimi në Twitter.
“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i ngarkuar me punë gjatë muajve të fundit”, është bërë e ditur në postimin e Giacobbe në Twitter.
Giacobbe ka shtuar se nesër pritet të mbahet ceremonia e marrjes së kredencialeve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button