Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet pasi ia dha 5 euro policit për ta kaluar më shpejt kufirin

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar për dhënie ryshfeti.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i kishte ofruar 5 euro zyrtarit në pikëkalimit kufitar në Vërmicë për ta shpejtuar procedurën e kalimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5€ zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button