Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një polic, dyshohet se e rrahu një të mitur

IPK ka arrestuar një zyrtar policor që ishte i angazhuar në Stacionin e Policisë Kufitare në Glloboçicë, i dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj një të mituri duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa IPK i ka rekomanduar policisë suspendimin e tij.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor cili ishte i angazhuar në policinë kufitare – Stacionin e Policisë Kufitare  në Glloboçicë.

Hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione dje ku dyshohej se ky zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari të moshës së mitur me ç’ rast të njëjtit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

IPK-ja ka ndërmarrë veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj pas të cilave ka dyshim të arsyeshëm që zyrtari policor ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Zyrtari i dyshuar është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe në interes të hetimit penal, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për këtë zyrtar policor përderisa veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button