Arrestohet një person në Podujevë, i gjenden substanca narkotike dhe armë
Një person është arrestuar në Podujevë, pas një bastisjeje të realizuar në koordinim me prokurorin, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë ku janë sekuestruar 1.994 kg marihuanë.
“Podujevë / 19.01.2025 – 21:05. Në koordinim me prokurorin është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.994 kg. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës të ndryshëm për të substancave narkotike dhe një radio-lidhje. Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar dy persona”, thuhet në njoftim. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?