Arrestohet një person, iu gjet drogë në veturë
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendror të antidrogës në Prishtinë, sonte ka arrestuar një person, pasi i gjetën heroinë në veturë.
Policia ka ndaluar një automjet të dyshuar VWCADDY ngjyrë e bardhë, me targa vendore në Graçanicë dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasagjerit është gjetur një qese me drogë. Sipas ekzaminimit dhe matjeve fillestare rezulton që substanca e dyshuar narkotike është e llojit Heroinë dhe pesha e saj është 835.4 gramë.
Policia përmes një komunikate për media, ka njoftuar se pas konsultimit me prokurorin kompetent është bërë bastisja e një banese në lagjen Dardania ku është sekuestruar një telefon.
Si prova/dëshmi materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një veturë e tipit VW Caddy me targa vendore
• (835.4 gram) substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë,
• Katër (4) telefona celular.
I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (Sh. L.)është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, dërgohet në mbajtje për 48 orë për vazhdim të mëtutjeshëm të procedurave hetimore./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?