Kaloni te përmbajtja kryesore

​Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Fushë-Kosovë

Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë-Kosovës ka arrestuar sot E.H. (21) i dyshuar për vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku është raportuar se prej tetë automjeteve të ndryshme, janë vjedhur mjete pune e gjësende të tjera, raporton KosovaPress.

Policia ka kryer një bastisje në vendbanimin e E.H., ku janë gjetur dhe sekuestruar mjete pune e gjësende të vjedhura, të cilat u janë kthyer pronarëve.

Personi i dyshuar, shtetas i Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button