Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një i mitur në Viti, sulmoi fizikisht familjarët

Është arrestuar një person(i mitur) nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
Sipas të dëmtuarës, djali i saj filloi t’ia vjedhë stolitë e arit, pasi i njëjti ishte përdorues i narkotikëve.
Të i dyshuari, Policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë, që dyshohet të jetë kanabis-sativa.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit (në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS-së) është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button