Arrestohet edhe një person në lidhje me aksidentin ku humbi jetën 28-vjeçari

Policia e Kosovës të dielën ka arrestuar edhe një person tjetër lidhur me aksidentin në rrugën Gjilan-Dheu i Bardhë ku mbeti i vdekur një 28-vjeçar.
“Në lidhje me rastin, me 28.01.2024 është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (i katërti) mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia përmes raportit ditor.
Më 26 janar, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe tre persona tjerë (pasagjerë) të cilët dyshohen se nuk i ofruan ndihmë viktimës edhe pse ishin në një veturë kur ndodhi vetaksidenti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?