Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet burri që i la pa ushqim gruan dhe fëmijët

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë rreth orës 22:11 në Fushë Kosovë.
Gruaja iu drejtua Stacionit më të afërt të Policisë duke raportuar se burri i saj është duke shkaktuar dhunë ekonomike në familje, nuk është duke u kujdesur dhe nuk furnizon atë dhe dy fëmijët e tyre me gjëra ushqimore.
Policia përmes aporti 24 orësh ka njoftuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button