Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen tre persona për grabitje

 

Tre persona janë arrestuar për grabitje në Vitomiricë të Pejës.

Të dyshuarit me inicialet F.O. (1985), F.R. (1995) dhe O.H. (1999), më 8 janar 2020, rreth orës 01:00, në një pompë të derivateve, nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe një telefon personal.

Sipa spolicisë, ata gjatë grabitjes e kanë goditur personin që ndodhej në zyrën e pompës së derivateve, duke i shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se personi i katërt i dyshuar lidhur me rastin gjendet në arrati.

Pas intervistimit tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button