Arrestohen pesë të dyshuar, për përfshirje në veprimtari penale

Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Fushë Kosovë, sot pasdite kanë ndaluar tre të dyshuar që
me vetura bartnin një sasi të madhe të barnave. Për rastin janë njoftuar hetuesit e Njësisë
Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjRHKEK) – Prishtinë. Dyshohet
se këto barna ishin futur përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës pa kaluar nëpër
procedurat e parapara për raste të tilla.
Për rastin janë njoftuar Inspektorët farmaceutik, të cilët kanë bërë edhe evidentimin me
procesverbal të barnave, sasisë dhe llojeve të tyre. Sipas inspektorëve vlera e kësaj sasie të
banave është rreth 150 mijë euro.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar (dy shtetas turq dhe një kosovar). Ndaj tyre është
iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme
mjekësore’ dhe ‘Kontrabanda me mallra’. Pas intervistimit, tre të dyshuarit me aktvendim nga
prokurori janë dërguar në mbajtje.
Në vazhdën e trajtimit të rastit të mësipërm, hetuesit e NjRHKEK-së, nën dyshimin për
përfshirje në veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, kanë intervistuar dy
zyrtarë doganorë, të angazhuar me detyrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorinë e rastit, i cili me aktvendim mbi ndalimin e personit ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tjetrit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?