Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy persona për trafikim me narkotik, njëri gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur

Policia e Kosovës, ka realizuar të martën plan taktik lidhur me rastin e koduar “Rrethi” ku ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.

Sipas njoftimit të PolicisëPersonat e dyshuar E.XH. dhe A.I. janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë.

Policia ka kontrolluar banesën e E.Xh. dhe ka konfiskuar aty një numër provash.

Provat e konfiskuara: 

  1. Substancë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në 17 qese (16 te vogla të gatshme për shitje dhe 1 me sasi më të madhe) me peshë të përgjithshme prej 99.4 gramë,
  2. Një pako në të cilën kishte një lloj përzierësi që përdoret për shtimin e sasisë së kokainës me peshë prej 63 gramë ,
  3. Një peshore digjitale që përdoret për matje precize në sasi të vogla dhe disa qese të zbrazura,
  4. Para të gatshme në vlerë 1750 Euro,
  5. 3 Armë automatike AK-47
  6. 6 karikatorë
  7. Municion të llojeve të ndryshme në sasi prej 510 copë.
  8. 2 bajoneta dhe 8 pjesë të ndryshme për armë.
  9. Një palë dylbi dhe 2 këllëfë armësh .
  10. Një telefon celular

Vlera e narkotikëve të konfiskuar sipas çmimit të tregut llogaritet rreth 6000 Euro.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. A.I. është vërtetuar se kishte edhe disa urdhërarreste të mëhershme

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button