Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen 4 shtetas të SHBA-së në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Kisella Vodës në Shkup janë arrestuar 4 shtetas amerikanë, pasi të njëjtit ishin rrahur mes vete, ndërsa kishin sulmuar edhe efektivët e policisë.

“Me datë 27.04.2024, në ora 05:00, në rajonin e Kisella Vodës, nga ana e punonjësve të policisë së SPB-Shkup, janë ndaluar K.T.C (27), A.J.M. (25) dhe D.M. (24) dhe M.A.J. (24), të gjithë nga SHBA, pas një debati verbal kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, e që është shndërruar në përleshje fizike, ndërsa disa prej tyre janë sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë që kryenin veprime zyrtare”, njofton MPB.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button