Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen 2 persona në Gjilan, mashtruan disa qytetarë duke i futur në obligime kontraktuale

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy të dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Sipas njoftimit gjatë zhvillimit të hetimeve disamujore, Policia ka siguruar prova të besueshme për dyshime se i dyshuari G. J., (viti i lindjes 1986) në bashkëpunim me të dyshuarin A. A., (viti i lindjes 2000) kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm në rajonin e Gjilanit.

“Të dyshuarit përmes paraqitjes së rreme dhe mashtruese, kanë arritur t’i vënë qytetarët në lajthim dhe t’i nxisin ata të nënshkruajnë kontrata si dhe të bëjnë pagesa për avans pa marrë më pas produktet e premtuara”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq gjatë hetimeve, nga policia thuhet se ka identifikuar 13 persona të dëmtuar në komunën e Gjilanit dhe atë Vitisë.

“Këta qytetarë janë futur në obligime kontraktuale në vlerë totale prej 24,607.00 €, ndërsa 9 prej tyre kanë paguar edhe avans në shumën prej 3,494.00 €, me premtimin se produkti dhe dhuratat do t’iu dorëzoheshin pas nënshkrimit të kontratave, gjë që nuk ka ndodhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit thuhet janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button