Armëmbajtje pa leje, shoqërohet në polici një grua në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është shoqëruar për në stacionin policorë në Skenderaj, për armë mbajtje pa leje.
Sipas Policisë, lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë.
“Skenderaj. 01.09.2023 – 14:00. Është shoqëruar në stacion policor e dyshuara femër kosovare për veprën penale të lartcekur, lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?