Kaloni te përmbajtja kryesore

Ardita Sinani: Serbia mohon flamurin kuq e zi, por nuk i thyen shqiptarët

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar përvjetorin e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sinani ka thënë se kjo ditë është më shumë se festë: është nderim për flamurin, pavarësinë dhe substancën kombëtare që formëson identitetin e shqiptarëve.

Teksa në fund ka dërguar një mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë.

“Urime 28 Nëntorin. Sot nderojmë flamurin, pavarësinë dhe substancën tonë kombëtare — themelin e identitetit tonë. Edhe përballë diskriminimit të Serbisë dhe mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit për shqiptarët e Luginës, ne mbetemi të palëkundur: me rezistencë, me dinjitet dhe me besim të plotë në barazi, demokraci dhe liri. Këto nuk janë kërkesa politike, por të drejta themelore që i takojnë çdo shqiptari, kudo që jeton. Nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, deri te çdo zemër që mban kuq e zinë — Gëzuar Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë!”, ka shkruar Sinani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button