Kaloni te përmbajtja kryesore

Andorra-Kosova, caktohen referët e ndeshjes

Kanë mbetur edhe dy ditë deri te momenti kur do ta shohim sërish në aksion Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Të enjten e 12 tetorit, “Dardanët” zhvillojnë ndeshje si mysafirë në stadiumin “Nacional – Andorra la Vella” kundër Andorrës.

Ndeshja i takon Grupit I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024, ku Kosova renditet e pesta me katër pikë, dy më shumë se Andorra në vendin e fundit.

Tanimë janë caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.

Referi kryesorë do të jetë skocezi, Nicholas Walsh kurse të gjithë ndihmësit e tij janë gjithashtu nga Skocia.

Graeme Stewart dhe Calum Spence janë ndihmës-referë, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Kevin Clancy.

Në dhomën e VAR-it është Andrew Dallas dhe asistenti i tij, Donald Robertson.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button