Kaloni te përmbajtja kryesore

Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi

Qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka lënë prapa lëndimin dhe tashmë është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.
Rikthimi i qendërmbrojtësit kosovar vjen në kohën e duhur për gjigantin italian që e kryeson tabelën e Serie-A me 41 pikë dhe është pretendenti kryesor për ta fituar titullin e kampionit në këtë edicion.
Përveç Rrahmanit, në stërvitje janë rikthyer edhe Lozano, Olivera dhe Anguissa, të cilët ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Katar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button