Ambasda e ShBA-së: Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucione, Qeveria të sigurojë mundësi të barabarta

Ambasasa e ShBA-së në Prishtinë ka reaguar pas dekretimit të ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu për largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet e tyre të punës në vitin 2022.
Lidhur me këtë çështje, Ambasada e SHBA-së në një përgjigje për rtv21 tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e garanton përfaqësimim e serbëve në institucionet e vendit.
“Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët e Kosovës të kenë mundësi të barabarta dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për këtë”, tha një zëdhënës i Ambasadës për RTV21./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?