Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasadori francez: Politikanët të shfrytëzojnë orët e pakta

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, iu ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të shfrytëzojnë orët e pakta që kanë mbetur para se të përfundojë afati prej 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Guerot ishte pjesë e grupit të ambasadorëve që sot shkuan në Kuvend për të marrë pjesë seancën konstituive duke shpresuar se deputetët kosovarë do të shfrytëzonin një nga shanset e fundit për të zbatuar obligimin e tyre kushtetues.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Parlamentit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta të mbetura para se të përfundojë afati i Gjykatës Kushtetuese nesër”, tha Guerot.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button