Ambasadori De Riu takoi Tërnavën, bisedohet për tolerancë e paqe në shoqërinë e sotme

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava.
Përmes një postimi në platformën “X” të ambasadës së Italisë, bëhet e ditur se në takimin e tyre është diskutuar roli vendimtar i të gjithave komuniteteve fetare në ruajtjen e identitetit.
“Ambasadori De Riu u takua me myftiun Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ata diskutuan rolin vendimtar të të gjitha komuniteteve fetare në ruajtjen e identitetit kulturor dhe nxitjen e dialogut për të promovuar integrimin kombëtar, tolerancë dhe paqe në shoqërinë e sotme”, thuhet në postim. /21Media
Ambassador De Riu met with Grand Mufti Naim Tërnava, Head of the Islamic Community of Kosovo. They discussed the crucial role of all religious communities in preserving cultural identity & fostering dialogue to promote national integration, tolerance & peace in today’s society. pic.twitter.com/VvzFQVduuc
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) November 19, 2024
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?